Nderohen dy policët që humbën jetën në krye të detyrës
Sot u zhvilluan ceremoni përkujtimore në Rrëshen dhe Lezhë për të nderuar dy punonjës të Policisë, Fran Kaçorri dhe Bardhok Marku, të cilët ranë në krye të detyrës, duke lënë pas një shembull sakrifice dhe përkushtimi ndaj qytetarëve. Në Rrëshen, në 20-vjetorin e rënies së Kaçorrit, i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, familjarët, kolegët e punonjës të Policisë nga Drejtoria Vendore Lezhë dhe Komisariati i Mirditës morën pjesë në ceremoni. Në shenjë respekti u vendosën kurora me lule për kujtimin e tij. Fran Kaçorri humbi jetën më 8 shkurt 2006, duke dhënë jetën për rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Ndërkohë, në Lezhë u organizua ceremonia për 28-vjetorin e rënies së Bardhok Markut, gjithashtu “Dëshmor i Atdheut”. Në ambientet e Komisariatit të Policisë morën pjesë familjarët, kolegët...
Burimi:
kohajone.com