Ndahet dosja e Metës, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Pirro Xhixhon, Ema Çokun dhe Fatime Kryemadhin…

Ndahet dosja e Metës, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Pirro Xhixhon, Ema Çokun dhe Fatime Kryemadhin…

Brenda kafazit të qelqtë dje në sallën e gjyqit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ish-presidenti i pandehur, Ilir Meta, mundi të komunikojë vetëm me shenja, para çeljes zyrtarisht të seancës. Kjo është e vetmja mënyrë, në kushtet kur mikrofoni brenda kafazit është i mbylllur dhe mund të hapet vetëm kur gjyqtari i jep fjalën. Me avokatin, iu desh të komunikojë duke u përkulur për të arritur një hapësirë disa centimetërshe në xham. Më i qeshur, në këtë seancë të dytë të gjyqit në themel, Ilir Meta përshëndeti gazetarët dhe të pranishmit në sallë, me gjestin e shqiponjës dykrenare. Përballë tij, në sallë përkrah avokatit të saj, ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, me të cilën sërish nuk pati asnjë përplasje shikimesh. Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe i...