Namik Dokle i jep lamtumirën e fundit profesorit të socialistëve: Servet Pëllumbi, sinonim i ndershmërisë, kujtoj kur më priti në aeroport para 30 vitesh e ma dha lajmin për…
Një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, në politikë por edhe në jetën e përditshme, Namik Dokle, i dha lamtumirën e fundit Servet Pëllumbit duke e quajtur një protagonist të historisë udhëheqëse të PS-së por edhe të vetë Shqipërisë. “Shumë e vështirë qenka ti mbledhësh fjalët që do thuash në lamtumirën e një njeriu të dashur, bashkëudhëtarit të viteve kur kishte më shumë tronditje se vetëpërmbajtje, të viteve kur në vend të dyshimit duhej besimi, në vend të urrejtjes duhej dashuria. Një jetë e tërë njerëzore dhe politike që nga dita e parë e themelimit të PS-së, në betejat e vështira opozitare, në mundimet e ndërtimit të një shoqërie normale për njerëzit. Ai gjithmonë ishte aty, ku duhej më shumë mençuri, më shumë kurajo....
Burimi:
top-channel.tv