Nami me kokainë në lokalet e ish-Bllokut, mësyn policia. Arrestime dhe sekuestrime celularësh

Nami me kokainë në lokalet e ish-Bllokut, mësyn policia. Arrestime dhe sekuestrime celularësh

Disa prej lokaleve të ish-Bllokut janë kthyer në qendra shpërndarje kokaine dhe prostitucioni VIP. Ndërkohë policia e kryeqytetit i ka patur në survejim dhe ka bërë një operacion spektakular. Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë organizuar një operacion të madh anti-drogë në kryeqytet, ndërsa nga 11 masa sigurie të caktuara nga Gjykata, u ekzekutuan 9 masa sigurie “Arrest në burg” për persona të dyshuar si shpërndarës kokaine dhe ekstazie. Gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë. “Në kuadër të operacionit “Night Clubs” u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit: E. H., 39 vjeç; A. N., 37 vjeç; K. M., 30 vjeç; R. L., 29 vjeç; E. S., 34 vjeç; E. H., 26 vjeç;...