Nafta rrit çmimet e perimeve/ Importet shtrenjtojnë tregun, qytetarët ankohen: Nuk mund t’i blejmë më
Rritja e çmimit të naftës në botë solli produkte bujqësore më të shtrenjta në vendin tonë. “Speci është nga Greqia dhe është rritur me 10-20 lekë më tepër për kilogram, po ashtu vlen edhe për patëllxhanin dhe domaten e importit. Kjo e fundit ka pësuar rritjen më të madhe”, u shpreh tregtarja. Për qytetarët këto produktet janë të pakonsumueshme, jo prej shijes por prej çmimit të kripur. “Janë shtrenjtuar shumë nuk mund t’i blejmë. Unë nuk i afrohem produkteve të shtrenjtë, marr nga më të lirat. Ja më shtrenjtë nga të gjitha është domatja”, shprehen qytetarët. Klima Mesdhetare e Shqipërisë ka shpëtuar nga rritja e çmimeve disa prej perimeve që në kultivohen masivisht në sera si trangulli dhe kungulli, por ku konstatim nuk vlen...
Burimi:
top-channel.tv