“Motoja e vetme, dorëheqja e tij”/ Aktivisti, Goci: Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë, Rama…
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, i ftuar në nje interviste televizive, ka komentuar ecurinë e protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa sot shënohet dita e 76-të radhazi e qëndresës qytetare. Goci nënvizoi se pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe temperaturave përvëluese, vendosmëria e protestuesve mbetet e palëkundur për shkak të kërkesës së tyre kryesore: “Kjo protestë nuk ka për të ndaluar. Do të ketë edhe një valë të dytë e të tretë. Ka vështirësi objektive për momentin, temperaturat janë mbi 40 gradë, një njeriu mbi një moshë të caktuar nuk del dot sepse vdes, e sërish njerëzit dalin në shesh. Ka vetëm një moto: dorëheqja e kryeministrit, ndaj është aq e fortë dhe ka aq shumë njerëz. Ajo që e...
Burimi:
sot.com.al