MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 28 mars 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 28 mars 2026…

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare.Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët prekin pjesën më të madhe të territorit, shtrëngata afatshkurtra në zonën perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor duke mbetur prezente në zonën e jugperëndimit me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metra në verilindje, në lartësinë mbi 900-1000 metra në lindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.Era do të fryjë me drejtim verilindje –...