MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 30 mars 2026…
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe pa reshje në të gjitha qarqet e vendit. Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se në asnjë zonë nuk parashikohen reshje shiu.Sa i përket temperaturave, ato pritet të luhaten në vlera tipike për këtë periudhë të vitit. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 7 deri në 16 gradë Celsius.Në vendet e ulëta, termometri pritet të shënojë nga 4 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore temperaturat do të jenë më të ulëta, duke u luhatur nga 1 deri në 13 gradë Celsius.Ndërkohë, era parashikohet të jetë e lehtë deri mesatare. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë,...
Burimi:
sarandanews.com