MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 25 qershor 2026…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të qëndrueshëm. Moti parashikohet i kthjellët. Prej orëve të mesditës shtim të vranësirave të cilat përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje hera-herës deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje shiu të dobëta (përjashtuar vijën bregdetare). Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era...
Burimi:
sarandanews.com