MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…
Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në male.Reshjet e shiut priten të dobëta e të karakterit lokal, kryesisht në lindje e jug, përqendruar në relievet malore të vendit në orët e mesditës dhe pasdites.Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 7 m/s, ndërsa në bregdet, lugina dhe male era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 16 m/s.Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com