MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 2 korrik 2026…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës, ndërsa më pas shtim vranësirash mesatare e hera – herës deri të dendura të cilat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore në lindje reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin si dhe mot i kthjellët.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com