MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 3 maj 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 3 maj 2026…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën e parë të ditës, në relievet malore.Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në mënyrë të izoluar, përqendruar në relievet malore në pjesën e parë të ditës.Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet, kryesisht në jug era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.Post navigation