Moti i keq në Greqi, humb jetën një grua pasi u mor nga uji dhe u përplas nga një makinë (Video)

Moti i keq në Greqi, humb jetën një grua pasi u mor nga uji dhe u përplas nga një makinë (Video)

Reshjet e dendura të shiut kanë goditur Greqinë. Situata paraqitet katastrofike. Mediat greke raportojnë se një grua ka humbur jetën pasi një makinë është rrëmbyer nga rrjedha e ujit dhe është përplasur. Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë situatën e rëndë në Atikë, me rrugë të pakalueshme dhe të mbushura me ujë dhe mbeturina nga kodrat përreth. Gjithashtu moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë Atikën, me rrebeshët e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar imazhe të shkatërrimit biblik në shumë zona. Gjithashtu zona të ndryshme janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet kanë njoftuar bllokimin e Metrosë. Ndërsa rruga Kypseli është e bllokuar totalisht pasi është kthyer në një rrezik për qytetarët. Shirat e rrëmbyeshëm kanë marrë para edhe automjetet duke shkaktuar...