Moti i keq në Devoll, nënprefekti tregon zonat më problematike

Moti i keq në Devoll, nënprefekti tregon zonat më problematike

Në Bashkinë e Devollit situata më problematike nga reshjet ka qenë në fshatin Progër. Të dhënat u bënë publike nga nënprefekti i Devollit Henrik Rusi, sipas të cilit aktualisht po punohet për rregullimin e argjinaturës së lumit të Oshticës. ”Për sa i përket Bashkisë së Devollit Situatë më problematike ka qenë në Progër, niveli i ujit ka rënë me ndërprerjen e reshjeve. Në Cangonj dhe Mançurisht situata është normalizuar. Çarja e argjinaturës së lumit të Oshticës kam folur me drejtorin e bordit dhe është duke dërguar një grup ekspertësh për mundësinë e rregullimit të argjinaturës”, tha Rusi. Për të probleme nga bora ka pasur në rrugët e fshatit Rakickë e Shuec, në të cilat ka ndërhyrë bashkia për hapjen e tyre. ”Nga bora problem në...