Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Moti i keq mbërthen vendin, Vlora rrezikon përmbytjen: Qytetarët të ndjekin njoftimet e autoriteteve
moti i keq ne vlore TIRANË- Sipas parashikimit 5-ditor të motit të publikuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, për periudhën 2–5 janar 2026 parashikohen reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Më 5 janar, reshje të dendura pritet të përfshijnë edhe Qarkun e Vlorës. Në zonat malore të këtij qarku, në lartësi mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen gjithashtu reshje dëbore. Autoritetet paralajmërojnë se intensiteti i lartë i reshjeve dhe rritja e prurjeve në lumenj mund të sjellin problematika të ndryshme. Sipas vlerësimeve, ekziston rrezik për vërshime uji në zona urbane dhe rurale, probleme në sistemet e kanalizimeve si dhe përmbytje të përkohshme në zona të evidentuara me risk. Për të parandaluar dhe minimizuar pasojat,...