Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Shqipëria do të përballet me kushte të paqëndrueshme të motit ditën e nesërme, me reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër parashikohen reshje mesatare, ndërsa në Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë reshjet priten të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare. Në bazë të parashikimit hidrometeorologjik, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë së enjtes dhe të premtes, duke filluar nga ora 06:00 e datës 26.03.2026, pritet erë nga drejtimi Jug–Juglindje me forcë deri në 6–7 ballë të Beaufortit, shpejtësi 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh 1.50–2.50 metra. Për këtë arsye: Është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit jashtë Gjirit të Vlorës, nga ora 06:00 e 26.03.2026 deri në ora 06:00 të 27.03.2026....