“Mos u dorëzoni asnjëherë”! 37 ditë protestë në Rrjoll, banorët “s’lëshojnë” tokat, iu bashkohet shoqëria civile

“Mos u dorëzoni asnjëherë”! 37 ditë protestë në Rrjoll, banorët “s’lëshojnë” tokat, iu bashkohet shoqëria civile

banoret e rrjollit dhe aktiviste SHKODËR- Protesta e banorëve të Rrjollit vijon prej 37 ditësh në kantierin ku kompania “Gener 2”, në pronësi të Bashkim Ulajt, po ndërton resortin “Blu Borgo”. Në mbështetje të kauzës së tyre janë bashkuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ditën e sotme ata kanë shkuar pranë banorëve, teksa dëgjohen duke shprehur mbështetjen e tyre: "Bashkë për Rrjollin, mos u dorëzoni asnjëherë". Ndërkohë, forca të shumta policie kanë vendosur një perimetër sigurie për të mos lejuar banorët protestues të hyjnë në kantier. Nga ana tjetër, banorët dhe aktivistët akuzojnë policinë, pasi sipas tyre, ata po mbështesin punimet në tokat e tyre. Banorët kanë protestuar edhe para Kuvendi dhe Prokurorisë së Posaçme. Ata protestojnë kundër ngritjes së resortit turistik, duke e cilësuar si...