“Mos më kap ore, të çoj në polici unë”/ Momenti kur ish deputeti “tërhiqet zvarrë” nga Kuvendi i Protestës
Mesditën e kësaj të shtune Kuvendi Kombëtar i Protestës zhvilloi ditën e parë të punimeve. I lindur nga protestat që organizatorët i kanë pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove”, ky Kuvend u mblodh me synimin për të diskutuar hapat që do të ndiqen për arritjen e objektivit të tyre kryesor, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, “harmonia” dhe uniteti që protestuesit kanë promovuar prej javësh në shesh duket se mbetën më shumë slogan sesa realitet. Ende pa nisur mirë diskutimet, mbledhja u shoqërua me debate, kundërshti dhe momente tensioni, duke ofruar një panoramë krejt tjetër nga ajo e bashkimit që është servirur deri më tani. Në ditën e 49-të të protestës, e cila vijon që prej 31 majit, organizatorët prezantuan krijimin e Kuvendit të Parë Kombëtar...
Burimi:
ntv.al