“Mos bini pre e mashtrimeve”/ Policia apel qytetarëve: Kujdes linqet në “WhatsApp”

“Mos bini pre e mashtrimeve”/ Policia apel qytetarëve: Kujdes linqet në “WhatsApp”

Policia e Shtetit i ka bërë një thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në aplikacionin e tyre “WhatsApp” në raste kur vijnë linqe të çuditshme në llogari. Ky paralajmërim nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik, vjen në kuadër të fushatës mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”. Sipas tyre, këto lloj mesazhesh synojnë marrjen në kontroll të llogarisë personale të përdoruesve të Whatsapp. Policia iu bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, mos japin kode verifikimi apo të dhëna personale dhe gjithashtu të raportojnë në çdo rast të dyshimtë pranë Policisë së Shtetit. Njoftim i plotë Paralajmërim për fushatë phishing në platformën “WhatsApp”. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”. Këto...