Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Një 49-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, pasi në vitin 2021 mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin Blutë bëjnë me dijë se në pranga ka rënë shtetasi Lorenc Lala alias Kristian Lala alias Ilir Lamberti. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2021 pasi i kishte caktuar masën “arrest me burg”. Mësohet se shtetasi ishte i akuzuar për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin...