Mori pa leje makinën e të atit dhe u largua nga shtëpia, 14-vjeçari nga Hasi kapet nga policia në Mitrovicë (EMRI)
policia HAS- Një 14-vjeçar, i identifikuar si Mariglen Dauti, u shpall në kërkim në Has, pasi ishte larguar nga banesa me makinën e të atit, ndërsa mësohet se është kapur pas disa orësh. Burime bëjnë me dije se i mituri është lokalizuar dhe kapur në Mitrovicë. Më herët, u raportua se i mituri është larguar nga banesa në qytetin e Hasit, teksa ka marrë edhe automjetin e të atit pa leje dhe është larguar. Ditën e djeshme, familjarët kanë kallëzuar zhdukjen e të miturit, ndërsa pas kësaj policia e Hasit e kanë shpallur të 14-vjeçarit në kërkim dhe kanë filluar menjëherë kontrollet për gjetjen e tij. Njoftimi i policisë: Has/ Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur,...
Burimi:
zeri.ai