Mori 20 mijë euro ryshfet për ekstradimin e një personi nga Turqia/ GJKKO dënon për shpërdorim detyre ish-gardistin, e pëson dhe motra e të arrestuarit

Mori 20 mijë euro ryshfet për ekstradimin e një personi nga Turqia/ GJKKO dënon për shpërdorim detyre ish-gardistin, e pëson dhe motra e të arrestuarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar këtë të martë ish-gardistin Zef Mali dhe Jemine Çokun për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Sipas vendimit të GJKKO, Zef Mali u shpall fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. Ai u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 8 muaj burgim dhe të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite. Ndërkohë, Jemine Çoku u dënua me 1 vit burg, por pas uljes së dënimit nga gjykimi i shkurtuar, ajo përfitoi 8 muaj burgim. Gjykata urdhëroi përjashtimin e saj nga vuajtja e dënimit. Njoftimi:  1....