Morën peng punonjësit e Tatimeve në ambientet e resortit, në pranga 5 persona në Golem

Morën peng punonjësit e Tatimeve në ambientet e resortit, në pranga 5 persona në Golem

Pesë persona janë vënë në pranga sot në 19 korrik, pasi dyshohet se kanë mbajtur të bllokuar për një kohë të konsiderueshme disa punonjës të Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve brenda ambienteve të një resorti në Golem. Ngjarja është regjistruar dje më 18 korrik, gjatë kohës kur punonjësit e Tatimeve po kryenin kontrolle në kuadër të detyrës së tyre. Sipas policisë, të arrestuarit dyshohet se kanë penguar lëvizjen e punonjësve shtetërorë dhe i kanë mbajtur ata të mbyllur brenda resortit. Në pranga kanë rënë administratori i resortit, shefi i financës, shefi i sigurisë dhe dy punonjës sigurie. Arrestimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Tatimeve. Për të pesë...