Morën peng një 20-vjeçar dhe kërkuan 6 mijë euro në këmbim të tij/ Arrestohet një nga autorët në Vlorë, në kërkim dy të tjerë

Morën peng një 20-vjeçar dhe kërkuan 6 mijë euro në këmbim të tij/ Arrestohet një nga autorët në Vlorë, në kërkim dy të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 20-vjeçar u mor me forcë në automjet dhe më pas u dhunua me qëllim përfitimin e një shume monetare. Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Vlorë, menjëherë pas marrjes së informacionit, organizuan punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Si rezultat i operacionit policor të koduar “STRIKE 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë, dhe shpallën në kërkim policor shtetasit R. L., 30 vjeç dhe L. K., 34 vjeç (vëllezër), të dy banues po ashtu në fshatin Risili. Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë të riun dhe...