Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)
SPAK ka kërkuar katër vite burg për ish-shefin e Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, prokuroria kërkoi që dënimi të ulet në 2 vite e 8 muaj dhe të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Gjithashtu, SPAK ka kërkuar të njëjtin dënim edhe për ish-shefin e Hetimit të Aksidenteve, Sokol Novakun. Ndërsa për Bledi Belbën, prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg. Po për Belbën kërkoi edhe pezullimin e dënimit dhe konvertimin e tij në shërbim prove. Për Edison Tabaku, oficerin e OPGJ-së SPAK kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 5 vite burg. Por për shkak të procedurës së shkurtuar, kërkoi dhe uljen e një të tretës së dënimit. SPAK kërkoi dënimin me 2 vite burg për Ergest Vrionin. Kjo, pasi ai...
Burimi:
gijotina.com