Monopoli i artë i matësave elektrikë/ Si e shtinë në dorë biznesin miliarder dyshja Shapllo-Orgocka?

Monopoli i artë i matësave elektrikë/ Si e shtinë në dorë biznesin miliarder dyshja Shapllo-Orgocka?

Në 30 mars, Drejtoria Rajonale e OSSH-së në Tiranë, shpalli një tender me vlerë 395.6 milionë lekë ose 4.1 milionë euro më kursin aktual, për blerjen e matësave elektrikë dhe aksesorët e nevojshëm për funksionimin e tyre. Tenderi u zhvillua në 11 maj dhe në të garoi vetëm një kompani, GSA shpk e zotëruar nga biznesmenët Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka. GSA ofroi çmimin 391.5 milionë lekë ose sa 99 për qind e fondit limit për furnizimin e sahatëve dhe pajisjeve të kërkuar nga OSSH. Duke qenë se ishte kompania e vetme në tender, oferta e GSA-së u shpall automatikisht fituese. Por ky i 4.1 milionë eurove është vetëm llokma e fundit. Biznesi miliarder i furnizimit të matësave inteligjent elektrikë në tensionin e mesëm dhe...