Moment prekës! I liruar nga qelia, protestuesi Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë

Moment prekës! I liruar nga qelia, protestuesi Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë

Pas lirimit nga qelia, i riu Niko Qarkaj iu bashkua protestës para Kryeministrisë, ku u bë protagonist i një momenti emocional. Ai iu afrua kordonit të policisë dhe u puthi duart disa efektivëve, të cilët iu përgjigjën duke e përqafuar. Ky gjest prekës u duartrokit nga qytetarët protestues dhe tregon se beteja e tyre nuk është me uniformat blu, pavarësisht incidenteve të fundit. Niko Qarkaj, protestuesi që vuan nga epilepsia dhe u arrestua gjatë protestës së së enjtes para Parlamentit, u lirua këtë të diel me vendim të Gjykatës Penale. Gjatë qëndrimit në paraburgim, ai denoncoi se ishte dhunuar nga efektivë të Policisë dhe, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, u transportua me ambulancë drejt spitalit. Pretendimet e Qarkajt për dhunë janë në proces...