Moment frike, mësuesi bie nga pallati dhe përfundon në tarracën e katit të dytë

Moment frike, mësuesi bie nga pallati dhe përfundon në tarracën e katit të dytë

Një incident ka ndodhur mbasditen e sotme në Fier, ku një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i tretë i një pallati në lagjen Apolonia. Burri, A.D., 50 vjeç, banor i Fierit, me profesion arsimtar, në rrethana të paqarta ka rënë nga lartësia e katit të tretë të pallatit dhe si pasojë ka përfunduar në tarracën e një verande të katit të dytë. Burri ka mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës. Situata ka qenë disi e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar ankth te banorët e zonës. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier. gijotina.com/