Molotovët drejt Kryeministrisë, pesë efektivë policie transportohen në spital me djegie
Tensionet nuk kanë munguar në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës, ndërkohë që policia iu kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, pesë efektivë policie janë dërguar drejt spitalit pasi janë djegur. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv