Molotovë në protestën e opozitës, policia reagon pas thirrjes së Nokës: U hodhën gurë e sende të forta drejt efektivëve

Molotovë në protestën e opozitës, policia reagon pas thirrjes së Nokës: U hodhën gurë e sende të forta drejt efektivëve

Policia e shtetit ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PD, Flamur Noka, se policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit. Në një njoftim zyrtar, policia thotë se gjatë protestës u hodhën molotovë ku mbetën të lënduar disa efektivë të policisë. “Apelojmë për ndalim të sulmit ndaj policisë dhe distancim nga personat e dhunshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.