Modelja shqiptare Dajana Kalo përballet me një betejë të rëndë për jetën
Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj një apel të fuqishëm human, duke sjellë në vëmendje gjendjen e rëndë shëndetësore të mikeshës së saj, modeles Dajana Kalo, e cila po përballet me një situatë kritike për jetën. Në një postim emocional në rrjete sociale, këngëtarja ka publikuar një foto nga një moment i lumtur mes tyre, duke shkruar se “kjo foto mban shumë dritë, ashtu siç është në të vërtetë Dajana”. Por pas këtij imazhi plot energji fshihet një realitet i dhimbshëm. Modelja ka pësuar një hemorragji cerebrale si pasojë e një malformacioni arteriovenoz (MAV), një gjendje serioze që ka ndryshuar rrënjësisht jetën e saj. Si pasojë e hemorragjisë në tru, Dajana aktualisht nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë...
Burimi:
ntv.al