“Modeli juaj është klientelizmi dhe oligopolet”/ Tabaku akuza qeverisë: Ekonomia e kapur, shqiptarët vuajnë…

“Modeli juaj është klientelizmi dhe oligopolet”/ Tabaku akuza qeverisë: Ekonomia e kapur, shqiptarët vuajnë…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në Parlamentin e Shqipërisë akuzoi qeverinë se ka ndërtuar gjatë 14 viteve një model ekonomik që favorizon oligarkët, monopolet dhe klientelizmin, ndërsa shtresa e mesme dhe qytetarët e zakonshëm po përballen me rritje të kostos së jetesës, taksa të fshehura dhe mungesë shprese. Tabaku deklaroi se socialistët erdhën në pushtet me premtimin për barazi dhe drejtësi sociale, por sipas saj Shqipëria sot është “më e shtrenjtë për qytetarët, më e padrejtë për klasën e mesme dhe më e përqendruar në duart e një pakice se kurrë më parë”. Në fjalën e saj ajo kundërshtoi narrativën zyrtare mbi rritjen ekonomike, duke theksuar se propaganda për “pagën mesatare të rritur” apo “inflacionin nën kontroll” nuk përputhet me realitetin e përditshëm të...