Mish, djathë dhe vezë nga Shqipëria drejt Maltës, autoritetet sekuestrojnë furgonin me ushqime: Janë të pasigurta
Autoritetet për Sigurinë Ushqimore në Maltë kanë sekuestruar dhe urdhëruar asgjësimin e një ngarkese me produkte ushqimore të ardhura nga Shqipëria, pasi gjatë kontrollit u konstatuan shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore. Sipas Autoritetit për Sigurinë dhe Mbrojtjen Ushqimore (FSSA), ngarkesa mbërriti në Maltë me një furgon përmes tragetit nga Siçilia, pasi kishte udhëtuar nga Shqipëria. Gjatë inspektimit u konstatuan probleme në një sërë produktesh, përfshirë mish, kos, djathë, vezë, vaj ulliri, ushqime të paketuara, pije freskuese, fasule, alkool, kripë dhe lëngje. Autoritetet thanë se një pjesë e produkteve ishin transportuar në temperatura të papërshtatshme, ndërsa të tjera nuk kishin etiketimin dhe dokumentacionin e nevojshëm për gjurmueshmërinë e tyre. Për këtë arsye, e gjithë ngarkesa u vulos menjëherë dhe do të asgjësohet, me qëllim mbrojtjen...
Burimi:
sot.com.al