Ministrja Sala në spitalin Onkologjik: 10-vjeçari mposht tumorin në stadin IV me aparaturën e re moderne
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, vizitoi Njësinë e Radioterapisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u informua për trajtimin e pacientëve onkologjikë dhe zhvillimet e fundit në këtë shërbim. Gjatë vizitës u prezantua edhe rasti i një 10-vjeçari të diagnostikuar me limfomë Hodgkin në stadin IV, i cili ka përfunduar fazën e radioterapisë së konsolidimit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, trajtimi është realizuar me akseleratorin e tretë linear, që ka hyrë në funksion në muajin maj të këtij viti. Ministrja vlerësoi punën e ekipeve multidisiplinare të përfshira në trajtimin e pacientëve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të specializuara për ofrimin e kujdesit të integruar. Ajo bëri të ditur se në vijim pritet të vihen në funksion edhe akseleratori i katërt...
Burimi:
ntv.al