Ministrja e Arsimit: 329 oficerë sigurie çdo ditë në shkolla, 1183 psikologë dhe punonjës socialë
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro gjatë interpelancës së sotme në Kuvend të kërkuar mbi dhunën në shkolla, prezantoi planin e masave institucionale për të garantuar sigurinë në shkolla, mbështetjen psikologjike dhe këshillimin e karrierës për mbi 355 mijë nxënësit e sistemit parauniversitar duke theksuar rëndësinë e të trajtuarit të sfidave duke marrë pjesë të gjithë aktorët e shoqërisë, nga familja tek institucionet. “Po flasim për një sfidë globale që, në forma të ndryshme, po përjetohet nga të gjitha shoqëritë, dhe që lidhet drejtpërdrejt me dinamikat që shoqërojnë ndryshimin e botës ku rriten fëmijët tanë: E kam fjalën për hapjen pa limit të botës virtuale që thyen gjithë kodet e komunikimit dhe zhbën konvencionet etike të shoqërive mbi të cilat ngrihen dhe rregullat e sjelljes në...
Burimi:
kohajone.com