Ministri Malaj: Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga shteti, projektligji do miratohet së shpejti në qeveri
Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet dhe do të administrohet nga vetë shteti. Projektligji përkatës pritet të miratohet së shpejti në Këshillin e Ministrave, bëri të ditur ministri Petrit Malaj, duke theksuar se pagesa e primit do të jetë e përballueshme për qytetarët shqiptarë. Sipas ministrit, procesi i konsultimit ka përfunduar dhe projektligji është gati për t’u kaluar fillimisht në Këshillin e Ministrave e më pas në komisionet parlamentare. Ai sqaroi se familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike do të subvencionohen nga shteti. Malaj theksoi gjithashtu se sigurimi i pronave do të menaxhohet nga shteti përmes një shoqërie aksionare, ndërsa fatkeqësi të tjera natyrore nuk janë të përfshira në këtë ligj. Ndërkohë, ministri bëri të ditur se procesi i rivlerësimit të pronave do të...
Burimi:
kohajone.com