Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte

Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte

Berlini vijon të mos japë një vlerësim të drejtpërdrejtë për protestat në Shqipëri. I pyetur për to nga DW, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul zgjodhi te fliste për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe parakushtet e procesit të anëtarësimit. “Për sa i përket procesit të anëtarësimit në BE, e dini se Gjermania është një mbështetëse e fortë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Por anëtarësimi mund të realizohet vetëm në varësi të përparimit në përafrimin me acquis-in e Bashkimit Evropian. Kjo shqyrtohet në një procedurë shumë të hollësishme”, tha Wadephul të premten, më 10 korrik 2026, në Berlin, pas një takimi me homologun e tij slloven Tone Kajzer.  Me acquis-in e BE-së kuptohet tërësia e rregullave, ligjeve dhe detyrimeve që duhet të zbatojë një vend anëtar. Hapja e...