Ministri i Drejtësisë kërkon hetimin për gjyqtaren e Korçës, vonoi zbardhjen e vendimit për 15 muaj, i dënuari nuk përfitoi dot…

Ministri i Drejtësisë kërkon hetimin për gjyqtaren e Korçës, vonoi zbardhjen e vendimit për 15 muaj, i dënuari nuk përfitoi dot…

besfort lamallari dhe eglantina mikani TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), nisjen e një hetimi disiplinor për gjyqtaren e Korçës, Eglantina Mikani, për shkelje të rënda procedurale në trajtimin e një çështjeje penale ndaj shtetasit Renato Faskaj i akuzuar për veprën “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim. Sipas dokumentacionit të përcjellë nga Ministria e Drejtësisë, vendimi penal është shpallur më 14 dhjetor 2022, ndërsa vendimi i arsyetuar dhe dosja përkatëse janë depozituar në sekretarinë gjyqësore vetëm më 7 mars 2024, pra me një vonesë prej 14 muajsh e 24 ditësh, në kundërshtim flagrant me afatet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale. Ministri Lamallari vlerëson se kjo vonesë e pajustifikuar ka prodhuar...