Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit
Pas dënimit të ish-kryebashkiakut Lefter Alla dhe zyrtarëve të tjerë për trukimin e tenderit të ujësjellës- kanalizimeve, Bashkia e Bulqizës vazhdon të paguajë kompaninë fituese në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe ligjin e prokurimit publik. Në fushën e Vajkalit në Bulqizë, tubacionet masive të betonit shtrihen thuajse në sipërfaqe. Të mbuluara shkarazi me shtresa dheu, një pjesë e tyre kanë filluar të plasariten nën peshën e kohës dhe ekspozimit pa mbrojtje ndaj agjentëve atmosferikë. Një rrjet i ri kanalizimesh për ujërat e zeza shkarkon gjithashtu direkt në zallin e lumit të Bulqizës, duke anashkaluar ndërtimin e një impianti të nevojshëm trajtimi. Ky peizazh mjedisor dhe urban është sot trashëgimia e dukshme e një tenderi korruptiv prej 387.8 milionë lekësh [rreth 3.8 milionë euro] i...
Burimi:
sot.com.al