Miliona euro në muaj!/ Lala: Ja pse u shtangën hetuesit e BKH kur hynë në kullën e call center
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga aksioni i SPAK në dy kulla në Tiranë, për evidentimin e call centerave mashtruese, pas denoncimit të një emisioni italian. “Ishte emisioni Le Iene që në muajin Janar, mbërriti në SPAK dhe i dorëzoi prokurorëve, disa materiale filmike dhe të dhëna të tjera, që flisnin për një call center në një nga kullat e Tiranës. Sipas tyre ky call center ka mashtruar qytetarë të BE-së. Investigimi kishte nisur mbi bazën e rrëfimit të një operatori. Ai pretendonte në rrëfimin e tij, se ishte një punonjës i policisë në Itali që rekrutonin shtetas që të punonin në call center. Për shkak të masave të larta të sigurisë, pasi bëhej fjalë për një nga kullat kryesore në Tiranë, ku është...
Burimi:
ntv.al