Miliardat e armëve/ Elbit Systems, kompania izraelite e pezulluar për korrupsion hap degë në Tiranë

Miliardat e armëve/ Elbit Systems, kompania izraelite e pezulluar për korrupsion hap degë në Tiranë

  Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur degë në Shqipëri. Tre ditë më parë, kompania regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit degën e saj në Shqipëri, e cila do të kryejë të njëjtin aktivitet si mëma e saj në Izrael. Elbit është një nga prodhuesit më të madh të armëve në botë. Ardhja e saj në Shqipëri lidhet me një kontratë të madhe sekrete që Shqipëria ka nënshkruar me këtë kompani për blerjen e armëve. Kontrata miliardere Në korrik të vitit të kalauar, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua...