Metani: Finalizimi i vetingut jo fundi i reformës, por fillim i fazës më të rëndësishme të drejtsisë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), Artur Metani, ishte dje i pranishëm në konferencën për rezultatet e procesit të vettingut në vend. Metani theksoi se procesi i vettingut ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Sipas Metanit, organet e rivlerësimit kanë kryer një punë të suksesshme duke verifikuar integritetin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe duke larguar nga sistemi ata që nuk përmbushnin standardet e kërkuara. Për këtë arsye, sistemi i drejtësisë konsiderohet sot më i besueshëm dhe më cilësor krahasuar me periudhën para reformës së vitit 2016. “Anëtarët e organeve të rivlerësimit kanë kryer një punë të jashtëzakonshme duke verifikuar dhe larguar nga sistemi pjesën e pashëndetshme të tij, mbi bazën e standardeve konkrete të...
Burimi:
sot.com.al