“Meta i ka shkruar Ismailajt ‘më duhen 200 mijë’”, del mesazhi në gjyq, prokurori Kllapi debat me avokatin e ish-Presidentit
Gjykata e Posaçme refuzoi sot kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshim të masës së sigurimit personal. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila ndoqi procesin, tha se mbrojtja ligjore e Metës bëri kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, duke ofruar dhe garanci pasurore, por nuk u mor parasysh nga trupi gjykues. Ndërkohë në sallë, avokati i ish-Presidentit, Kujtim Cakrani ka pasur debate në distancë me prokurorin e çështjes Sotir Kllapi, teksa ky i fundit lexoi nga dosja një mesazh që Ilir Meta i kishte dërguar Kastriot Ismailajt duke i thënë se i duheshin “200 mijë”. Avokati ka reaguar duke thënë se bëhej fjalë për bluza për fushatën. Pjesë nga diskutimet në sallë: Prokurori i SPAK Sotir Kllapi: Në 22 qershor 2009 i...
Burimi:
top-channel.tv