Mesazh me tritol?! Makina e Oltjon Klosit shpërtheu në mes të Tiranës, shkak dyshohet aktiviteti i tij në Spanjë (FOTO)
oltjon klosi TIRANË- Makina e 36-vjeçarit, Oltjon Klosit, shpërtheu pas vendosjes së një sasie lëndë plasëse, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, Klosi me precedent të mërparshëm penal për konflikte, jetonte mes Shqipërisë dhe Spanjës. Burime bëjnë me dije se aktiviteti i tij në Spanjë, dyshohet se aktiviteti i tij atje dyshohet të jetë një nga motivet e mundshme të vendosjes së lëndës plasëse. Ndërkohë, autori i dyshuar është fiksuar nga kamerat e sigurisë në momentin kur vendos lëndën plasëse në automjet. Sipas pamjeve, ai ka mbërritur në vendngjarje me biçikletë dhe është larguar po me biçikletë menjëherë pasi ka vendosur tritolin. Ngjarja u regjistuar në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 01:50, në rrugën "Vasil Ndocka", në Tiranë....
Burimi:
zeri.ai