Mes shiut dhe gazit u përplas Shqipëria që kërkon liri dhe ajo që mbron regjimin!
Mes shiut dhe gazit u përplas Shqipëria që kërkon liri dhe ajo që mbron regjimin! Nga Ndriçim KULLA Në bulevardin që mban emrin e dëshmorëve të një kombi të lodhur nga historia e vet, u mblodh sërish turma e njerëzve që kërkon të mos trajtohet më si dekor i një pushteti të ngrirë në arrogancë. Ishte protesta e tetë me radhë dhe mbi asfaltin e lagur nga shiu nuk binin vetëm pika uji, por edhe një ndjesi e rëndë mosbesimi që po zgjerohet çdo ditë mes qytetarëve dhe shtetit të tyre. Njerëzit dolën pa armë, pa mburoja, pa asgjë tjetër veç zërit të tyre dhe bindjes se demokracia nuk mund të reduktohet në heshtje. Ata nuk dolën për të rrëzuar me dhunë institucionet, por për...
Burimi:
sot.com.al