Mes dëshirës dhe pamundësisë/Tryeza e Vitit të Ri, për pensionistët e Fierit, xhepat e tyre të varfër përballë çmimeve

Mes dëshirës dhe pamundësisë/Tryeza e Vitit të Ri, për pensionistët e Fierit, xhepat e tyre të varfër përballë çmimeve

Në atmosferën e zhurmshme dhe plot dritë të ndërrimit të viteve, qytetarët dalin për të shkëmbyer urime dhe për të kryer pazaret e fundit të fundvitit. Rrugët mbushen me lëvizje, sheshet marrin jetë dhe qytetet përpiqen të përcjellin ndjesinë e festës, edhe pse realiteti ekonomik për shumë familje mbetet i vështirë. Pensionistët e përjetojnë këtë periudhë ndryshe. Shpesh të ulur në stolat e shesheve apo pranë dyqaneve, ata shohin qytetin e zbukuruar me drita, por xhepat e tyre mbeten të varfër përballë çmimeve gjithnjë në rritje. Për ta, festa nuk matet nga zbukurimet apo vitrinat plot, por nga mundësia për të pasur një tryezë më të denjë. Pyetja lind natyrshëm: a duhet që qeveria të kishte menduar më shumë për pensionistët, sidomos në prag të...