Merr fund izolimi disa-ditor, hapet rruga që lidh fshatrat Matogjin dhe Bashaj në Vlorë

Merr fund izolimi disa-ditor, hapet rruga që lidh fshatrat Matogjin dhe Bashaj në Vlorë

Ka përfunduar hapja e rrugës që lidh fshatin Matogjin me Bashajn, e cila ishte bllokuar prej rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq. Burime për Report TV bëjnë të ditur se për shkak të shembjes së masivit të dheut, fshati Bashaj ishte izoluar për disa ditë nga pjesa tjetër e zonës, pa asnjë mundësi lëvizjeje për banorët. Prej më shumë se dy javësh, forcat xheniere të ushtrisë kanë qenë në terren, duke punuar intensivisht për hapjen e një aksi alternativ. Aktualisht, rruga ka përfunduar, por gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë dhe të montohet ura metalike pranë një përroi, e cila do ta bëjë aksin plotësisht të kalueshëm dhe më të sigurt për banorët e zonës.