Merr detyrën zyrtarisht Drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Në një ceremoni zyrtare, Drejtori i ri i Policisë Skënder Hita ka marrë sot detyrën e tij të re. Ministri i punëve të Brendshme Besfort Lamallari vlerësoi figurën e tij për profesionalizmin dhe integritetin që ka treguar gjatë viteve të karrierës. “Vlerësoj gjithë kandidatët që ishin të pranishëm. Lidhur me kandidatin fitues, jam i bindur që të gjithë ju këtu sot por edhe më gjerë, ndani të njëjtën bindje me mua se zoti Hita është njeriu i duhur për të udhëhequr Policinë në këtë moment të rëndësishëm. Është profesionist dhe me integritet”, u shpreh ministri gjatë fjalës së tij.
Burimi:
opinion.al