Mega-operacion në Valencia/ Çmontohet rrjeti shqiptaro-spanjoll i drogës, në pranga 14 persona

Mega-operacion në Valencia/ Çmontohet rrjeti shqiptaro-spanjoll i drogës, në pranga 14 persona

Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe spanjollë, duke arrestuar 14 persona pas zbulimit të disa plantacioneve të mëdha të marihuanës në zonën e Valencias. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 3 mijë bimë narkotike, armë dhe shuma të konsiderueshme parash, ndërsa u konstatua se grupi përdorte teknologji të avancuar dhe masa të rrepta sigurie për të shmangur zbulimin. Ndërhyrja e policisë erdhi pas përshkallëzimit të konfliktit midis bandave rivale, që çoi edhe në përdorimin e armëve të zjarrit në një nga ambientet e përdorura për kultivimin e drogës. Artikulli i plotë: “Oficerët e Policisë Kombëtare kanë shkatërruar një organizatë kriminale të specializuar në kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura në vende të ndryshme në Komunitetin Valencian. Operacioni rezultoi në...