Media e huaj: Shqipëria, vendi evropian me plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra

Media e huaj: Shqipëria, vendi evropian me plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra

Ky vend i vogël evropian ka plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra – por është shumë më i lirë, shkruan Stacey Leasca në një artikull të botuar në “Travel&Leisure”. “Ndërsa ecja me kujdes mbi shkëmbinj, përpara meje shtrihej deti me ujë të ngrohtë dhe ngjyrë blu të kristaltë. U futa ngadalë në ujë, duke ndier qetësinë që e rrethonte gjithë bregun. Ngrita sytë drejt qiellit, i cili kishte të njëjtën nuancë blu si deti, dhe dëgjoja vetëm rrahjet e zemrës sime. Mbylla sytë dhe u zhyta nën ujë, duke kuptuar në atë moment se parajsa kishte edhe një emër tjetër: Shqipëri!” Vizitova Shqipërinë, në fillim të qershorit për pushime verore me bashkëshortin tim. Por në vend që të vizitonim vetëm plazhet e...